Gjumi dimëror në Parkun e Arinjve afër Belicës ka pushtuar 7 nga 17 arinjtë që banojnë në zonën e mbrojtur, tha për BTA menaxheri i parkut, Dimitër Ivanov. Shpresat e ekipit janë që këtë vit një pjesë më e madhe e arinjve do të bien në letargji (gjumë dimëror), "dhe nëse të gjithë munden - do të jetë më e mira për arinjtë", theksoi Ivanov, duke sqaruar se edhe kjo është një tregues për cilësinë e jetës në park.

Natyrisht, disa nga arinjtë, zakonisht më të rinjtë, e kanë më të vështirë të flenë sepse preferojnë të luajnë jashtë. Të tjerët që janë më të vjetër dhe kanë sëmundje të lidhura me moshën, dimërojnë shumë më pak, por ka edhe nga ata që nuk dalin gjatë gjithë dimrit, tha Ivanov.

Ekipi që kujdeset për banorët e parkut inkurajon instinktet e ariut. Kanë filluar të bëjnë shtëpi të vogla për arinjtë e verbër edhe për ata që kanë ndonjë problem. "Pastaj ne filluam t'i krijojmë këto shtëpi të vogla në një shpat dhe zbuluam se funksionoi shumë mire si ide, sepse sapo futen në atë shtëpi të vogël, ato fillojnë të gërmojnë, gjë që nuk e kanë bërë më parë. Dhe kështu vazhdojnë të gërmojnë përbrenda tunel, duke krijuar një shpellë të vërtetë”, tha gjithashtu Ivanov.
Lexoni më tepër:
Foto: FB/BearSanctuaryBelitsa
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të shpërndarë në rajonin e Besarabisë, e ndarë midis Rumanisë, Ukrainës dhe Moldavisë. E fundit prej..
Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi është organizuar nga WWF Bullgaria dhe Shoqata "Horizonte të Reja" - Smoljan dhe synon të bashkojë..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..