Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Boris Bonev do të ketë një shans të tretë për të kryesuar Këshillin Bashkiak të Kryeqytetit

Boris Bonev
Foto: BGNES

PP-DB -"Shpëto Sofjen" do të propozojë për herë të tretë Boris Bonev në krye të Këshillit Bashkiak, tha për BNT këshilltari bashkiak Andrej Zografski. Kandidatura e Boris Bonevit nuk mori 31 votat e nevojshme në votimin e fundit. Këshilltari theksoi se bashkimi të cilën ai e përfaqëson nuk do të qeveris me GERB-in as fshehurazi, as hapur, por pret mbështetje nga partia për zgjedhjen e kryetarit.

“Me shumë gjasa formimi qeverisës do të kalojë nga niveli kombëtar në atë lokal. GERB-i për momentin po shtrëngon duart e PP-DB - “Shpëto Sofjen” për t’i treguar se nuk mund të bëjnë pa to”, komentoi këshilltari komunal nga “Vëzrazhdane” Dejan Nikollov.

Sipas këshilltarit komunal nga “Sofja Blu” Vili Lillkov, është e nevojshme të nënshkruhet një marrëveshje menaxhuese që do të mbështetet me shumicë të qartë për të shmangur të ashtuquajturën shumicë të luhatshme, shpesh duke u rritur në ato ekonomike. Nëse propozohet sërish Boris Bonev, ndoshta do të bëhet problem për këshillin bashkiak dhe ai duhet të vendosë nëse do të bëjë një hap prapa”, tha këshilltari për BNR.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Rumen Popov

Numri i dhuruesve të gjakut po rritet

Një mijë dhurime të tjera gjaku u bënë gjatë vitit të kaluar në Qendrën e Hematologjisë Transfuzive të Akademisë Mjekësore Ushtarake, njoftuan nga institucioni mjekësor. “Më shumë se 7 mijë janë dhuruesit e gjakut - gjysma e tyre janë tradicionalisht..

botuar më 24-12-24 3.53.MD

Nisma “Krishtlindjet Bullgare” mbledh fonde për pajisje të teknologjisë së lartë për trajtimin e fëmijëve

Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse “Krishtlindjet Bullgare”. Nisma është nën moton “Të japim shpresë një fëmije në vështirësi”, dhe..

botuar më 24-12-24 2.48.MD

Dhjetë foshnja lindën nën programin e donatorëve të Bashkisë Metropolitane

Dhjetë foshnja lindën vitin e fundit në kuadër të programit të donatorëve të Bashkisë Metropolitane për të mbështetur familjet me probleme riprodhuese. Që nga fillimi i programit të Bashkisë Metropolitane në dhjetor 2015 deri më tani aplikuan afro..

botuar më 24-12-24 2.27.MD