16 qendra ekonomike bashkojnë fuqinë punëtore të 132 bashkive dhe përbëjnë rreth 80% të aktivitetit ekonomik në vend, sipas hulumtimit të fundit të Institutit për Ekonominë e Tregut. Në vitin 2018 kishte 20 qendra, por ka procese bashkimi në Bullgarinë Jugore. Aktualisht ka 6 qendra drejtuese. Zona Sofje-Pernik-Botevgrad bashkon 30 bashki. 1.7 milionë njerëz punojnë në to dhe 41.7% e të gjitha kompanive janë të përqendruara atje. Plovdiv-Marica-Rakovski dhe Varna-Devnja mbledhin 9,4% dhe 5,8% të kapaciteteve prodhuese. Ato pasohen nga qendrat e gjera ekonomike Stara Zagora-Kazanllëk-Radnevo-Gëllëbovo, Ruse-Tërgovishte-Razgrad dhe Burgas-Nesebër.
Ka një dallim të madh midis qendrave ekonomike në jug të Stara Pllaninasë dhe në veri. Në jug formohen bërthama dytësore dhe me periferinë e tyre mbulojnë një pjesë të madhe të rajoneve. Zhvillimi ndjek trasenë e autostradës Trakia, çka tregon se ndërtimi i saj ishte një stimul i fortë për zhvillimin e ekonomisë.
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..