Samantha Fox po viziton Bullgarinë për shfaqjen e saj "Disko diva" në një klub kryeqytetas. Ylli britanik i diskos do të performojë hitet e saj më të mëdha dhe disa nga këngët e saj të reja nga albumi i saj i ardhshëm. Para saj në skenë do të dalë artistja e njohur bullgare e estradës Irina Florin dhe grupi i saj.
“Për herë të parë e kam vizituar Bullgarinë në vitin 1986. Ishte diku buzë detit. Nuk kam menduar kurrë që vendi juaj ka plazhe kaq të bukura”, tha Fox për bTV. Sipas saj, që nga atëherë ajo e ka vizituar vendin tonë edhe 6-7 herë të tjera.Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..