Njihuni me yllin e perkusioneve - Vivi Vasileva. Kështu nis video-historia e shkurtër e Deutsche Welle-s për bullgaren 29-vjeçare, e cila në fillim të vitit u bë perkusionistja e parë me çmimin prestigjioz me emrin e kompozitorit dhe dirigjentit amerikan Leonard Burstein.
Rezulton se vetëm 10% e perkusionistëve klasikë janë gra. Në video, Vivi Vasileva shpreh mirënjohjen e saj ndaj solistes së parë femre të perkusuineve në një orkestër - skocezes Evelyn Glennie, e cila, megjithë shurdhimin e saj, është një nga muzikantet më të shquara të kohës sonë dhe, në moshën 58-vjeçare, ende jep koncerte anembanë botes. Diçka që vetë Vivi Vasileva e bën që nga moshën 16-vjeçare.
“Për mua muzika është jeta”, sqaron thjesht për DW Vivi Vasileva.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Në Ditën e Sofjes, ju ftojmë të bëni një shëtitje përgjatë bulevardeve të saj dhe ta shihni qytetin ashtu siç e pa Mihaill Bellçev plot 50 vite më parë – në vitin 1975. Mihaill Bellçev kompozoi muzikën mbi vargjet e poeteshës Mirjana Basheva. Në..
Një nga fytyrat më të njohura të skenës muzikore austriake – e lindura në Plovdiv Donka Angëçeva, prej disa vitesh është pjesë e rrethit prestigjioz të artistëve të markës së famshme Bösendorfer Artists, midis të cilëve janë pianistë legjendarë si..
Sot, 15 shtator, festojmë 80-vjetorin e lindjes së njërit prej këngëtarëve popullorë më karakteristikë, të njohur dhe të dashur nga malet e Rodopeve - Mlladen Kojnarov. I lindur më 15 shtator 1945 në fshatin Orjahovec, rajoni i Smoljanit, ai e filloi..
I konsideruar krijues i muzikës pop moderne bullgare dhe "patrik" i këngës së lehtë, Josif Cankov mbetet një nga figurat më të rëndësishme të skenës..