Ministrja e jashtme Maria Gabriel bëri thirrje për përmbajtje në komentet për shanset e Bullgarisë për të hyrë në Shengen pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në Holandë. “Le të krijohet një qeveri, nuk angazhohem për një datë për hyrjen në Shengen”, tha ajo për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/. "Argumentet janë politike, ekonomike, ka fakte të qarta. Bullgaria sigurisht që ruan kufirin e jashtëm të BE-së. Ne nuk po lutemi për asgjë, Bullgaria mbron pozicionin dhe vendin e saj", shpjegoi ministrja.
Lidhur me anijen e rrëmbyer nga husët jemenas me kapitenë bullgarë në bord, Gabriel deklaroi: "Që nga dita e parë kemi informacion. Në këtë fazë, e vetmja gjë që mund të them, sepse në raste të tilla është e rëndësishme të jemi diskretë, është që ne jemi në kontakt dhe koordinim të nevojshëm me institucionet përkatëse. Ne do të bëjmë gjithçka që bashkatdhetarët tanë të kthehen shëndoshë e mirë në Bullgari”.Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..