Është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në disa lokalitete për shkak të kushteve të rënda atmosferike të shkaktuara nga reshjet e dendura të borës gjatë fundjavës. Dita do të mbetet jomësimore për nxënësit e mbi 280 shkollave në trembëdhjetë rrethe.
Punonjësit e Drejtorisë "Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë" i janë përgjigjur 1076 sinjaleve gjatë 24 orëve të fundit. 191 ekipe janë përfshirë në likuidimin e aksidenteve për shkak të kushteve të vështira atmosferike, 288 persona janë evakuuar, njofton MPB. Janë shuar 55 zjarre dhe janë kryer 1007 operacione shpëtimi dhe ndihmë.
Situata është më e rëndë në Bullgarinë Verilindore, ku është shpallur kod i kuq për mot të rrezikshëm. Në shumë fshatra të Varnës ende nuk ka energji elektrike dhe ujë dhe ato mbeten të paarritshme.
Vështirësi ka edhe në linjat hekurudhore në vend - disa trena nuk do të lëvizin, dhe disa të tjerë, si ata të shpejtë nga Sofja deri në Varna dhe nga Varna deri në Sofje, vonohen me gati dy orë e gjysmë.
Tri kompanitë e shpërndarjes së energjisë elektrike po vazhdojnë punën për eliminimin e ndërprerjeve të energjisë elektrike në disa vende për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në ditët e fundit, tha zv. ministri i energjisë Krasimir Nenov. Sipas tij, Operatori i Sistemit të Energjisë Elektrike tashmë ka hequr pjesën më të madhe të dëmeve.
Në territorin e Sofjes janë pranuar mbi 1500 raporte për pemë dhe degë të rëna, tha Teodora Polimerova, drejtoreshë e Drejtorisë "Klima, Energjia dhe Ajri" në Bashkinë e Sofjes.Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Në orët e mëngjesit të së martës, vende-vende në ultësira dhe në rajonet lindore pritet rritje e përkohshme e vranësirave dhe dukshmëri e reduktuar. Temperaturat minimale do të jenë..
Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u zhvilluan në mbarë vendin. Veliko Tërnovo është qendra e kremtimit të përvjetorit të 117 të..
Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes “Druzhba 2”. Protesta e banorëve të lagjes “Druzhba” lidhet me punimet e planifikuara të..
Anija ushtarake kërkimore-shkencore bullgare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” (NIK 421) do të niset për herë të katërt drejt Antarktidës më 7 nëntor,..
Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, mori pjesë në kremtimin zyrtar të 117-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë në qytetin..
Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes..