Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Pritet rritje e temperaturave

Foto: BTA

Gjatë natës, vranësirat nga perëndimi do të shtohen dhe do të trashohen, ndërsa paradite do të ketë borë vende-vende në rajonet perëndimore. Do të krijohet mjegull në disa vende në ultësira dhe gropa. Temperaturat minimale do të jenë në mes minus 4° dhe 1°, në Sofje - rreth minus 3°. Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje shiu, para mesditës në Bullgarinë Perëndimore - prej bore. Do të fryjë erë nga drejtimi jug-jugperëndimor, në shumicën e vendeve mesatare, në zonat lindore dhe në veri të maleve e fortë dhe përkohësisht me stuhi. Bashkë me të do të transferohet ajër i ngrohtë. Temperaturat e ditës do të rriten dhe maksimalet do të jenë nga 3°-4°, në fusha dhe lugina, deri në 13°-14° në disa vende në Bullgarinë Juglindore dhe në Paraballkanin Qendror, në Sofje rreth 5°.

Mbi malet do të mbajë vranësira me reshje bore, më të konsiderueshme në masivët e Bullgarisë Jugperëndimore. Në mbrëmje do të fryjë erë e fortë nga jug-jugperëndimi dhe temperaturat do të rriten. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 5°, në 2000 m - rreth minus 2°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me erë. Do të fryjë erë e fortë nga jug-jugperëndimi. Në disa vende do të ketë reshje shiu, kryesisht pasdite. Temperaturat do të rriten dhe maksimalet do të arrijnë në 11°-13°. Eksitimi i detit do të rritet dhe do të jetë 3-4 ballë, në mbrëmje në veri të Kepit Kaliakra do të arrijë në 5 ballë. 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BERZH ka ulur parashikimet e rritjes, por është optimist për uljen e inflacionit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...

botuar më 24-09-28 11.45.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Pas mesnate dhe në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta, vende-vende me mjegull, kryesisht në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në..

botuar më 24-09-27 7.35.MD

Në Bullgari ka nisur fushata zgjedhore

Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev raportoi se po vazhdojnë përpjekjet e pushtetit ekzekutiv për të eliminuar..

botuar më 24-09-27 4.02.MD