Presidenti Rumen Radev citoi "lajme të rreme" në komentet e tij për Buxhetin 2024, tha ministri i financave Asen Vasilev në një deklaratë për gazetarët. Vasilev paralajmëroi se nëse kreu i shtetit vë veton ndaj kornizës financiare për vitin e ardhshëm, ai mund ta lërë vendin të hyjë në vit pa buxhet.
Shkak për deklaratën e ministrit të financave Asen Vasilev ishin fjalët e presidentit, ku ai komentoi informacionin se planifikohet të shitet 1/5 e fondit të tokës. "Ligji përmban 109 nene dhe 16 dispozita përfundimtare kalimtare. Të gjitha ato janë publikuar në faqen e Kuvendit Popullor dhe janë paraqitur për diskutim. Nuk ka asnjë nen me të cilin të shiten tokat shtetërore. Në Buxhetin 2024 nuk parashikohen të ardhura të tilla. "tha Vasilev.
Kjo nuk është e paraparë në buxhetin e vitit 2024, por çdo buxhet ka një kornizë trevjeçare të parashikimit dhe atje flitet për shitjen e tokës shtetërore, tha për bTV ish-ministri teknik i ekonomisë, Nikolla Stojanov.Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..