Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni i Buxhetit miratoi në lexim të parë buxhetin e shtetit

Foto: BGNES

Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa miratoi në lexim të parë Ligjin për Buxhetin e Shtetit për vitin 2024. Projekti u mbështet nga PP-DB, GERB-SDS dhe DPS. Megjithatë, GERB-SDS e cilësoi si “kompromis” dhe kritikoi deficitin e caktuar prej 3%, i cili sipas tyre duhet të jetë më i ulët. Buxheti u kritikua ashpër nga "Vëzrazhdane", BSP për Bullgarinë dhe ITN për shkak të politikës sociale dhe nivelit të lartë të borxhit.

"Mbajtja e një deficiti zero për qind ose një për qind është një politikë e varfërisë së qëndrueshme... Nëse duam që Bullgaria të arrijë vërtet hapin e Evropës, duhet të bëjmë diçka ndryshe nga ajo që është bërë vitet e fundit dhe madje dekadat e fundit”, tha ministri i financave Asen Vasilev para komisionit, transmetoi BTA.

Komisioni Parlamentar Social miratoi në lexim të parë projektbuxhetin e Sigurimeve Shoqërore të Shtetit. Ai parashikon që nga 1 korriku i vitit të ardhshëm të gjitha pensionet e dhëna deri në fund të vitit 2023 të përditësohen me 11%. Nga e njëjta datë, shuma minimale e pensionit për stazh pune dhe moshë do të rritet nga 523,04 leva në 580,57 leva. Shuma maksimale e një ose më shumë pensioneve të marra mbetet 3400 leva. Pensioni social për pleqërinë do të rritet në 307,07 leva, raportoi gazetarja e BNR Rumjana Vasileva.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Inxhinieria Hapësinore po fiton popullaritet në Bullgari

Një nga seria e degëve të reja të ofruara nga Universiteti Teknik është inxhinieria hapësinore. Dega është në anglisht dhe u krijua vitin e kaluar, kur u regjistruan 16 studentë. Gjatë dy viteve të para, studiohen disiplinat themelore të..

botuar më 25-06-23 1.08.MD
Ministri Georgi Tahov

Ministri Georgi Tahov ndodhet në Luksemburg për një takim të Këshillit të BE-së për Bujqësinë dhe Peshkimin

Sot (23 qershor) dhe nesër (25 qershor), Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Georgi Tahov do të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Bashkimit Evropian për Bujqësinë dhe Peshkimin, i cili do të mbahet në Luksemburg. Këshilli është planifikuar..

botuar më 25-06-23 11.16.PD

Një platformë e re dokumenton shkeljet sistematike kundër bullgarëve në Maqedoninë e Veriut

Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi tribuna.mk. Në https://supportbginmk.eu/ , mblidhen dhe publikohen informacione mbi rastet e..

botuar më 25-06-22 4.00.PD