Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për shkak të zëdhënëses së tij, Lavrov e anashkaloi Bullgarinë

Foto: BGNES

Avioni me ministrin e jashtëm rus Sergej Llavrov anashkaloi Bullgarinë. Për të shkuar në Shkup për takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), delegacioni rus fluturoi 5 orë dhe e zgjati rrugën e tij me afro 4000 km, duke kaluar mbi Turqinë dhe Greqinë, njoftoi Agjencia TASS, cituar nga BTA. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, shkroi në Telegram se ishte "marrëzi e rrezikshme" vendimi i autoriteteve bullgare të refuzojnë kalimin përmes hapësirës ajrore bullgare nëse ajo është në bord. Zaharova akuzoi Sofjen për shkelje të Konventës së Çikagos të vitit 1944 për Trafikun Ajror duke zbatuar, sipas saj, sanksione të paligjshme të BE-së ndaj saj. Delegacioni rus nuk mori pjesë në darkën e punës së delegacioneve para takimit të OSBE-së. Llavrov nuk do të takohet me sekretarin amerikan të shtetit Antëni Blinken, i cili u nis për një vizitë në Izrael, njoftoi BGNES.

Ministrja e jashtme bullgare Maria Gabriel, e cila ndodhet në Shkup, nuk planifikon të takohet me Llavrovin. "Llavrov duhet t'i thotë zotërisë së tij se Evropa dhe OSBE-ja mbeten të bashkuara kundër agresionit të paligjshëm të Rusisë", tha përfaqësuesi suprem i BE-së për punët e jashtme dhe sigurinë Zhosep Borel në një konferencë për shtyp me kryeministrin maqedonas Dimitër Kovaçevski në Shkup. Borel theksoi se takimi i OSBE-së është një mundësi e mirë që ministri i jashtëm rus Sergej Llavrov të dëgjojë pse Rusia është dënuar dhe izoluar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rosen Zheljazkov

Bullgaria kërkoi një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për euron

Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në eurozonë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov, në hapjen e një kapaciteti të ri prodhimi në Sofje. “Ka shumë..

botuar më 25-02-25 11.33.PD

Parashikimi i motit për 25 shkurtin

Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..

botuar më 25-02-24 7.25.MD
Temenuzhka Petkova

Bullgaria plotëson kriterin e fundit për eurozonën, do të kërkojë një raport konvergjence

Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...

botuar më 25-02-24 5.58.MD