"Festival i Pemëve" (2023 FESTIVAL OF TREES) në Indiana, SHBA shfaq në sallat e Muzeut Historik (Historical Society Museum) në qytet 78 pemët e Krishtlindjeve të dekoruara nga disa prej shoqatave, kompanive dhe organizatave më të mëdha dhe më të famshme vendase. Fondet e mbledhura në aktivitetin vjetor të bamirësisë shpërndahen për njerëzit në nevojë dhe për herë të parë mes bredhave, me gjithë madhështinë e saj, shkëlqen një pemë bullgare!
Bullgaria përfaqësohet falë Shoqatës"Bullgarët Jashtë vendit 681" (Association Bulgarians Abroad 681), - një organizatë relativisht e re, por me një sërë organizimesh dhe pjesëmarrjesh në ngjarje të ndryshme, në të cilat prezanton historinë bullgare, kulturën, traditat, identitetin, vetëdijen dhe gjuhën bullgare.
Çfarë e dallon bukuroshen bullgare në "Festivalin e Pemëve"?
“Gjëja më karakteristike e pemës sonë të Krishtlindjes është se të gjitha stolitë dhe lodrat janë të punuara me dorë, sepse të gjithë mund të shkojnë dhe të blejnë lodra nga dyqani, por qëllimi ynë ishte të përcillnim frymën bullgare - shpjegon Ralica Kollarova në një intervistë për Radio Bullgarinë. Prezantuam teknika të ndryshme të bërjes së lodrave, ka lodra me qëndisje bullgare, të qëndisura me grep, lodra prej letre, lodra prej xhami të lyera me bojë, shtuam gjithashtu edhe boçe pishe për ta bërë pemën të duket sa më natyrale, më reale."
"Qëllimi kryesor është bamirësia, por i yni, si bullgarë, ishte t'u tregonim popullit në Indianapolis traditat vendase bullgare - thotë Ralica Kollarova. - Jo të gjithë kanë dëgjuar për Bullgarinë, por shumë njerëz tani mësuan për qëndismat bullgare dhe për Bullgarinë fal këtij festivali, i cili zgjat deri më 6 janar. Kështu që ka ende kohë që shumë njerëz ta shohin dhe të mësojnë për Bullgarinë!”.
Për ata që dëshirojnë të vizitojnë festivalin: Indiana History
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT pranë Universitetit të..
Pas 55 vitesh, Bullgaria u rikthye triumfalisht në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë, dhe pavijoni i saj në ekspozitën botërore gëzon interes të madh. "Interesi i sipërmarrësve japonezë në lidhje me investimet tregon se jemi në rrugën e duhur", tha..
Banica tradicionale bullgare renditet e treta në renditjen prestigjioze të faqes "Taste Atlas" për gatimet më të mira të djathit në botë. Banica (byreku) ka një vlerësim prej 4.5 nga 5 pikë të mundshme. Para pjatës bullgare renditen oferta nga..
Në Sofje u prezantua libri i ri "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset shoqërore-politike dhe pasojat demografike (1913-2024)". Studimi i..