Deri në fund të nëntorit, policia kufitare bullgare ka ndaluar më shumë se 176 000 përpjekje të emigrantëve për të hyrë ilegalisht në BE. Kjo është një rritje prej 13% krahasuar me nëntorin 2022, bëri të ditur Ministria e Brendshme. Për muajin nëntor, një rënie sezonale prej 35% raportohet në tentativat për kalime të paligjshme të regjistruara. Të penguarit janë tërhequr në brendësi të vendeve fqinje. Situata më e tensionuar është përgjatë kufirit bullgaro-turk, ku është përqendruar 99% e presionit të emigrantëve. 175 500 janë tentativat për të depërtuar përmes kufirit bullgaro-turk. Pjesa tjetër është përgjatë kufirit bullgaro-grek. Atje rënia e rasteve është 86% krahasuar me vitin 2022. Sipas informacioneve të patrullave bullgare, autoritetet kufitare fqinje kanë ndaluar 616 emigrantë. Që nga fillimi i vitit 2023, në vend janë kapur 17 186 emigrantë të paligjshëm.
Në Sofje u hap Takimi i 20-të Botëror i Mediave Bullgare, i organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Ai zhvillohet nën moton "Media dhe Dituria" dhe bashkon përfaqësues të 34 mediave nga 25 vende. Në hapje, Drejtori i Përgjithshëm i..
Itinerari turistik ndërkombëtar E3, pjesë e së cilës është itinerari "Kom-Emine" përgjatë kreshtës së malit Stara Pllanina, po zgjerohet zyrtarisht. Federata Evropiane e Turistëve ERA njoftoi se zyrtarisht pranon versionin për këmbësorë të "Rrugës së..
Një pullë postare me rastin e 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe të Shkrimit Sllav, si dhe të Takimit të 20-të Botëror të Mediave Bullgare që fillon sot, 24 maj, u validua..
Në Sofje u hap Takimi i 20-të Botëror i Mediave Bullgare, i organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Ai zhvillohet nën moton "Media dhe Dituria" dhe..
Një pullë postare me rastin e 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe të Shkrimit..
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve - 1 qershor, Hekurudhat Shtetërore Bullgare organizojnë një udhëtim tërheqës retro nga Sofja deri në Pernik..