Aftësitë digjitale të bullgarëve janë në nivel të ulët dhe mbeten prapa në digjitalizim. Sipas këtij treguesi jemi në vendin e parafundit në BE. Por në 10 vitet e ardhshme, 90% e vendeve të punës në vend do të kërkojnë të paktën një njohuri mesatare të këtyre teknologjive. Aktualisht vetëm 7% e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ofrojnë trajnime. Të dhënat u prezantuan nga ministrja e punës Ivanka Shallapatova në një konferencë për tranzicionin digjital. Për të kapur hapin, planifikohet të fillojë trajnime në shkallë të gjerë me para sipas Planit të Rimëkëmbjes. Deri në vitin 2027, do të investohen mbi 500 milionë euro për të përmirësuar aftësitë digjitale të të paktën 660 000 njerëzve, tha Shallapatova. Planifikohet gjithashtu në vend të hapen 760 klube digjitale falas për të moshuarit dhe të papunët, bëri të ditur ministrja.
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..