Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj mbërrin për një vizitë zyrtare në Bullgari. Vizita, e cila është me ftesë të presidentit bullgar Rumen Radev, është në kuadër të 110-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe diplomatike mes Bullgarisë dhe Shqipërisë, që shënohet këtë vit. Në fokus të bisedimeve mes dy presidentëve do të jetë thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, procesi i zgjerimit të BE-së, partneriteti në siguri dhe mbrojtje dhe çështjet e agjendës rajonale.
Më 14 dhjetor, ditën e enjte, në orën 10:00 para Tempullit-Monumentit “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje, presidenti Bajram Begaj dhe bashkëshortja e tij Armanda Begaj do të priten nga Rumen Radev dhe Desisllava Radeva me një ceremoni zyrtare. Kreu i shtetit të Shqipërisë do të vendosë një kurorë lulesh përpara Monumentit të Ushtarit të Panjohur.
Më pas në presidencë do të zhvillohet takimi “sy me sy”, pas së cilës të dy presidentët do të udhëheqin bisedimet plenare ndërmjet delegacioneve zyrtare të Bullgarisë dhe Shqipërisë.
Serbët i besojnë më shumë Rusisë dhe Kinës dhe më pak BE-së Qytetarët serbë kanë besimin më të madh në Rusi - 59%, dhe në Kinë - 57%, dhe vetëm pastaj në Bashkimin Evropian - 38%. 39% e perceptojnë Kinën si sponsorin kryesor të..
Si një vend në formatin e Koalicionit të Gatishmërisë, Bullgaria do t'i përmbahet vendimit të Asamblesë Kombëtare dhe nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë, njoftoi mbrëmë vonë kryeministri Rosen Zheljazkov . Në një takim të përbashkët informues me..
Sesioni vjeshtor i Asamblesë së 51-të Popullore u hap me himnet e Republikës së Bullgarisë dhe të Bashkimit Evropian, pas të cilave kryetarja e parlamentit Natalija Kisellova u bëri thirrje deputetëve të kuptojnë përgjegjësinë që mbajnë ndaj..