Hapja zyrtare e sezonit të skijimit në pushimoren Pamporovo do të bëhet më 15 dhjetor, njofton uebfaqja “Pamporovo Ski”. Në ditën e hapjes, biletat e teleferikëve do të jenë me çmim promocional. Tashmë ka borë të mjaftueshme në majën Snezhanka dhe në rajonin Studenec. Do të nisë një teleferik i ri me gjashtë ulëse, është e rinovuar edhe zona jugore e skive.
Sezoni i dimrit në pushimoren Borovec gjithashtu fillon më 15 dhjetor. “Borosport” raporton se pistat janë gati, kurse qendra e skijimit “Sitnjakovo” ka një numër të madh topash të rinj bore të gjeneratës së fundit.
Fillimi i sezonit të ri dimëror në Bansko do të jetë më 16 dhjetor, njoftoi komuna. Hapja fillon në orën 09:30 në rajonin “Bënderishka Poljana” me lojëra dhe koncert, ndërsa skiatorë nga Bansko do të zbresin në pistën "Tomba". Pjesa e dytë e programit do të jetë në sheshin qendror nga ora 17:30 me një shfaqje kulinarie. Debora Kompanjoni dhe Mark Zhirardeli do të marrin pjesë në hapjen zyrtare të sezonit të skive 2023-2024 në orën 18:00.
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..