Viti 2023 ka qenë më i mirë për bullgarët, krahasuar me 3 vitet e mëparshme. Pothuajse dy të tretat pohojnë se janë ndjerë të lumtur vitin e kaluar, sipas një sondazhi përfaqësues të “Trend”, të porositur nga “24 Çasa”. Në vitin 2023 ka një rritje prej 7% të vlerësimit të bullgarëve për lumturinë e tyre personale. Niveli prej 64 për qind është i njëjtë me atë para pandemisë së Covid. Që nga dhjetori 2020, për herë të parë është raportuar një ndryshim pozitiv në vlerësimin e vendit. Pjesa e pesimistëve është sërish një shumicë prej 57%, por është ulur me më shumë se 20% krahasuar me 3 vitet e mëparshme. Nëse në fund të vitit 2020, 12% e kanë përcaktuar vitin si të mirë, viti 2023 është përcaktuar i tillë nga 28% e bullgarëve. 6 nga 10 bullgarë e vlerësojnë vitin si të mirë në aspektin personal. Kjo është vlera më e lartë që nga viti 2019. Për 1/3 prej të anketuarve viti i kaluar ka qenë i keq. Pritjet për vitin e ardhshëm 2024 janë mjaft pozitive. 40% mendojnë se Bullgaria pret një vit më të mirë, ndërsa 29% parashikojnë një vit më të keq.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..