Ministri i Mbrojtjes Todor Tagarev dhe shefi i mbrojtjes Adm.Emill Eftimov ka uruar ushtarakët bullgarë nga misionet e NATO-s dhe BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë - ALTHEA, Kosovë - KFOR dhe në Irak për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.Në videokonferencën tradicionale Tagarev theksoi se buxheti për ministrinë këtë vit është rritur për më shumë se 400 milionë euro. Paratë përdoren për projekte të reja, zbatim të kontratave për modernizim, për rritje pagash, për stimuj shtesë materiale, shpërblime dhe rritje të shtesave të udhëtimit. Në vitin 2024 parashikohet një rritje e parave të mbrojtjes me 400 milionë euro të tjera, tha Tagarev.Ai theksoi se po diskutohet edhe për pjesëmarrje në operacione të reja jashtë vendit, sepse "për fat të keq, situata e sigurisë në botë po ndërlikohet".
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të organizojë Konferencën Vjetore Ndërkombëtare të Mediave Publike. Forumi prestigjioz do të mbahet për herë të parë në Sofje nga 20 deri më 22 tetor me pjesëmarrjen e transmetuesve publikë nga 24 vende në pesë..
Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të premte u anulua. Arsyeja është se deputetët e shumicës dhe një pjesë e opozitës nuk u regjistruan..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe..