Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 22 dhjetorin

Është shpallur kod i verdhë për erën e fortë në veri të Bullgarisë

Foto: BGNES

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3 deri në 2°, në Detin e Zi – do të jenë më të larta, në Sofje do të jetë minus 3°. Më 22 dhjetor në orën 5:27 të mëngjesit fillon dimri astronomik. Një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Para mesditës do të bjerë shi në Bullgarinë Perëndimore dhe pas mesditës edhe në rajonet lindore. Në mbrëmje do të ketë ulje të temperaturave dhe në disa vende reshjet e shiut do të përzihen me borë. Gradualisht shiu do të ndalet. Temperaturat maksimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në kryeqytet 5°.

Në Detin e Zi do të mbajë vranësira, pas mesditës do të ketë reshje shiu. Temperatura e ajrit dhe e ujit të detit do të jetë 8-10°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Në zonat malore do të mbajë mot i vranët me reshje bore. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë 2°, në 2000 m deri në minus 3°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD

Paga mesatare vjetore bruto për vitin 2023 në Bullgari është 24 485 leva (12 519 euro)

Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..

botuar më 24-11-30 11.59.PD

Parashikimi i motit për 30 nëntorin 2024

Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore  nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..

botuar më 24-11-29 7.38.MD