Organizatorët e Pazarit të Krishtlindjeve të Arteve dhe Artizanatit na ftojnë në një ambient të bukur dhe mikpritës. Ai mbyllet sot më 23 Dhjetor në hapësirën e aksesueshme të Grand Hotel Sofia dhe në një pjesë të Kopshtit të Qytetit, që ndodhet pranë hotelit.

Gjithçka që ofron pazari është unike dhe e çmuar sepse është bërë nga artistë dhe mjeshtër të talentuar bullgarë. Në të mund të shihni një shumëllojshmëri të madhe bizhuterish, aksesorësh, dekorimesh për Krishtlindje, prodhime prej lëkure, piktura, llamba, suvenire, veshje të thurura me dorë, si dhe një shumëllojshmëri produktesh kozmetike të kombinuara me vajra esencialë.

Fryma e Krishtlindjes plotësohet nga aroma e verës së ngrohtë, kanellës, çokollatës dhe produkteve të shijshme të fermës, të servirura me finesë dhe komplimenta nga prodhuesi. Personazhi kryesor në pritjen e të ftuarve në pazar është vetë Babagjyshi. Ai pret me buzëqeshje dhe urime festive, veçanërisht qytetarët e vegjël të kryeqytetit, të cilët mund të bëjnë foto me të në hyrje të Kopshtit të Qytetit.

Foto: Pazari i Arteve dhe Artizanatit
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..