Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Drejtorеsha е Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët jashtë Shtetit me një fjalim festiv për bullgarët në mbarë botën

Rajna Manxhukova: Emri i mirë i një bullgari jashtë vendit nuk është më pak i dobishëm për Bullgarinë sesa veprimtaria e një organizate

Rajna Manxhukova
Foto: Facebook /IABÇ

Njerëzit që drejtojnë organizatat bullgare nëpër botë, çojnë fëmijët e tyre në shkollat ​​e së dielës dhe marrin pjesë në ansamblet tona folklorike janë individët që ndajnë nga koha e tyre për t'ia dhënë Bullgarisë. "Dëshira ime është që më shumë njerëz të kenë nevojën e brendshme për ta bërë këtë", tha Rajna Manxhukova. Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit i dërgoi një urim për Krishtlindje auditorit të Radio Bullgarisë në të gjitha kontinentet:

“Në prag të festave të ndritura të Krishtlindjeve dhe të Vitit 2024, për të cilin të gjithë shpresojmë se do të jetë më i mirë, dëshiroj të uroj të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën, para së gjithash, shëndet. Sepse vetëm një person i shëndetshëm, të dashurit e të cilit janë gjithashtu të shëndetshëm, mund të punojë me zell në të gjitha sferat e jetës. Gjithashtu dua të bëj thirrje për forcë, që njeriu të mund të largohet nga përditshmëria, shqetësimet e tij të përditshme dhe t'i investojë ato në diçka të mirë për të tjerët”- theksoi Manxhukova dhe shtoi.

“Dëshiroj t'u them edhe një gjë tjetër bashkatdhetarëve tanë që do të më dëgjojnë - ndoshta ata nuk duan të kenë marrëdhënie me Bullgarinë, por ajo ka nevojë për të gjithë ata që janë jashtë, pavarësisht nëse janë anëtarë të një organizate apo jo. Emri i mirë i një bullgari jashtë vendit nuk është më pak i dobishëm për Bullgarinë sesa veprimtaria e çdo organizate.

Njëherë e një kohë, gjyshërit tanë, kur na uronin diçka, thoshin - shëndet dhe paqe. Sikur nuk i vlerësonim këto mesazhe. 2020 na tregoi se sa i vlefshëm është shëndeti. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës që nga viti 2022 na tregoi se sa e vlefshme është paqja. Unë me të vërtetë dua që viti 2024 të sjellë paqe në Ukrainë dhe kështu të sjellë paqe në të gjithë Evropën.

Jini të shëndetshëm, të lumtur dhe dini se Bullgaria mendon për ju me dashuri!


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Qendrat e kthimit të emigrantëve - një zgjidhje e qëndrueshme ose një model i dënuar pan-evropian për trajtimin e migracionit të paligjshëm

Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..

botuar më 24-10-23 6.45.MD

Gjermania, Britania e Madhe dhe Holanda janë destinacionet e preferuara për emigracion nga bullgarët

8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..

botuar më 24-10-22 4.11.MD
Marcelo Tarapov

Kundëradmirali Marcelo Tarapov: Bullgaria dhe Argjentina po zhvillojnë një aktivitet të frytshëm të përbashkët në Antarktidë

Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..

botuar më 24-10-22 7.30.PD