Më 25 dhjetor, të krishterët ortodoksë dhe katolikët në Bullgari kremtojnë Lindjen e Krishtit. Në prag të festës, në Katedralen e Patrikanës "Shën Aleksandër Nevski" u mbajt shërbesa festive e Krishtlindjes, e udhëhequr nga Hirësia e Tij Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij, i cili ishte në bashkëpunim me Peshkopine Melnikut Gerasim, Peshkopin e Bellogradçikut Polikarp, Arkimandrit Vasilij, Peshkopi Pahomij i Branicës - rektor i Seminarit Teologjik të Sofjes, Kryeprifti Vlladimir Tishçuk, përfaqësues i Patrikut Rus në vendin tonë, Prifti Neluc Oprja, përfaqësues i Patrikut rumun në vendin tonë etj. Në fund të shërbesës, Mitropoliti Anthonj lexoi fjalimin e Shenjtërisë së Tij Patrikut Neofit në vigjilje të Krishtlindjes, në të cilën thuhet: “Në një botë gjithnjë e më shumë vuajtjesh e dhimbjesh, konfliktesh ushtarake gjithnjë e më të ashpra, të cilat mbjellin shkatërrim e vdekje, jemi thirrur me edhe më shumë zell të dëshmojmë për mëshirën e madhe, dashurinë e pakushtëzuar dhe paqen që na solli Zoti Jezu Krisht me Lindjen e Tij të mrekullueshme në mish, duke na pajtuar me qiejt dhe duke na treguar rrugën e drejtë për në Atdheun tonë qiellor. E vetmja mënyrë për ta falënderuar vërtet Perëndinë për gjithçka që ka bërë për ne dhe shpëtimin tonë është ta imitojmë Atë në dashurinë e Tij hyjnore dhe në mëshirën e Tij ndaj të gjithë njerëzve".
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..