Me të rënë bora e parë, Veska Çerneva fillon të krijojë përrallën e saj të bardhë. Duke përdorur gërshërët dhe letrën më të thjeshtë, ajo ka krijuar mbi 5300 flokë të shkëlqyer dëbore - një arritje e pakrahasueshme kudo në botë. Në fakt, jeta e saj ka qenë gjithmonë rreth borës.
"Ekziston besimi se çdo gjë në jetën e njeriut vjen në momentin e duhur - thotë Veska Çerneva për Radio Bullgarinë. - Kur linda, isha një foshnjë shumë e zhurmshme. Dhe një natë babai nuk mund të flinte, më mori nga djepi si një tufë dhe më lëshoi në dëborë. Çfarë më pëshpëritën flokët e borës, nuk e di, por që nga ajo ditë pushova së qari”.
Pikërisht 10 vjet më vonë, vogëlushja bie në një grumbull të thellë dëbore dhe bie në koma pesëmujore. Ajo që i thanë asaj fjollat e borës, ajo e kuptoi shumë vite më vonë:
“Në vitet 80-të në prag të një Viti të Ri, jetuam në mjerim dhe tre fëmijët e mi prisnin festën. Atëherë fillova të pres nga letra fjolla të borës dhe t'i ngjit në mobilja, në dritare. Dhe kur u kthyen nga shkolla, fëmijët u entuziazmuan: "Nënë, po hyjmë në një përrallë dëbore! Askush nuk do të ketë një festë kaq të bukur!".”
Që atëherë, çdo dimër në dëborën e parë, Veska Çerneva e bën dekorimin e saj të jashtëzakonshëm, duke arritur pothuajse të pamundurën: si te fjollat e vërteta të dëborës, midis kësaj shumëllojshmërie të madhe nuk ka asnjë që të përsëritet në formë dhe elementë.
Me kalimin e viteve, flokët e borës u bënë aq të shumta sa Veska Çerneva vendosi të aplikojë për rekordin Guinness për numrin më të madh të fjollave të borës. Megjithatë, rezultoi se nuk ka një kategori të tillë dhe ata i ofruan asaj të krijojë flokë dëbore letre më të madhe në botë.
“Për të bërë një fjollë dëbore të tillë, duhet të paguaj qiranë e një salloni, letre etj. - sqaron Veska Çerneva. - Në një aktivitet bamirësie ku mora pjesë me flokët e mia bore, mora një ofertë për sponsorizim, por personi ishte nga Sofja, kurse unë jam nga qyteti Ruse dhe dua që bora e madhe të dalë nga Ruse. Unë nuk heq dorë për të aplikuar për Guinness, sepse sapo flokët e borës fillojnë të bien, ato më frymëzojnë të filloj përsëri të pres. Gjithmonë mund të provoj përsëri, thjesht po pres momentin tim të duhur.”
Llogaritare për nga profesioni, por me zemër krijuese, pensionistja aktive nuk ndalet kurrë së krijuari dhe së shfaqur bukurinë që doli nga duart. Në vitin 2005, ajo organizoi ekspozitën e saj të parë "Përralla e borës" në Ruse. Pesë vjet më vonë, veprat e saj të pabesueshme u ekspozuan në Sofje dhe Sliven, dhe këtë vit të gjithë i shijojnë ato në Veliko Tërnovo.
“Unë besoj në mrekulli dhe uroj që Bullgaria të bëhet një vend i mrekullueshëm, që fëmijët dhe nipërit tanë të mos ikin jashtë vendit, por të qëndrojnë dhe të punojnë këtu në Bullgari – bën urimet e saj Veska Çerneva për festat e ndritshme të fundvitit. - Çdo bullgar t'i ndodhë një mrekulli e Krishtlindjeve, që të besojë se parajsa në tokë është këtu, në Bullgari. Gëzuar festat!"
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal i Veska Çerneva
Përmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të specializuara shtesë në fushën e inteligjencës artificiale për biznesin, komunitetin shkencor dhe..
Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë suksesesh dhe vazhdon ta pozicionojë Bullgarinë në hartën globale të teknologjisë. Disa..
Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja. Do të ekspozohen midis 700 dhe..
Formacionet ushtarake nga Forcat Tokësore hapin dyert e tyre me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare, njoftoi..
Një seminar krijues u mbajt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, pjesë e projektit "Diejt e Ballkanit" - një iniciativë e përbashkët e Agjencisë..
Radioja Kombëtare Bullgare, si lider në tregun mediatik në vend, po aplikon me sukses inteligjencën artificiale në programet e saj. Lajmet e radios..