Më shumë se 2.5 milionë leva (1.2 milionë euro) u dhuruan pas përfundimit të shfaqjes së bamirësisë në kuadër të fushatës së "Krishtlindjeve Bullgare", e cila u zhvillua mbrëmë në Teatrin Kombëtar "Ivan Vazov" në Sofje, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Fushata e njëzet e një nën patronazhin e presidentit këtë vit është nën titullin "Jepini shpresë një fëmije në nevojë" dhe është në mbështetje të kirurgjisë së fëmijëve.
Çdo vit, mbi 550 fëmijë marrin donacione dhe rreth 25 spitale në të gjithë vendin pajisen me aparaturë mjekësore të teknologjisë së lartë.
Në shfaqje u luajtën këngët e dashura bullgare të shoqëruara nga orkestra simfonike e BNR-së në prani të Presidentit Rumen Radev dhe bashkëshortes së tij Desisllava Radeva, përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, diplomatëve, donatorëve, ambasadorëve të fushatës, mjekëve dhe fëmijëve të ndihmuar nga " Krishtlindjet bullgare”.
Sipas një tradite shumëvjeçare, të shtunën e fundit të majit, qyteti i Karllovos pret Festën e Trëndafilit, e dedikuar bukurisë dhe luleve, pranverës dhe aromës së trëndafilit të Karllovos. Zakoni i ka rrënjët në fillim të shekullit të..
Sezoni veror 2025 fillon zyrtarisht sot, 31 maj, në Pomorie . "Pomorie zë një vend të rëndësishëm në hartën turistike të Bullgarisë dhe ofron një kombinim të shkëlqyer të detit, historisë, kulturës, balneologjisë dhe SPA-së", njofton Ministria e..
Mbi 2200 fëmijë nga e gjithë Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Moldavia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia, Mali i Zi, Ukraina po marrin pjesë në Festivalin e 22-të Ndërkombëtar Etno për Fëmijë "Fëmijët e Ballkanit - me spiritualitet në..
27 vjet e ndajnë Benoît Garbolino-n nga vendimi për të ndjekur zërin e zemrës dhe për të lënë Francën, për të jetuar në Bullgari. Arsyeja, siç i ka hije..