Raketat e para të Bullgarisë për burra dhe gra e mbyllin vitin në pozita prestigjioze në renditjen botërore të tenisit.
Grigor Dimitrov, i cili në ndeshjen e tij të fundit luajti në finalen e turneut të tenisit të serisë “Masters” në Paris, zë vendin e 14-të me 2570 pikë. Renditja e ATP-së kryesohet nga serbi Novak Đoković, i ndjekur nga spanjolli Carlos Alcaraz dhe rusi Daniil Medvedev.
Viktoria Tomova e dërgon vitin sportiv 2023 në vendin e 80-të në renditjen e Shoqatës së Tenisit të Grave (WTA) me 873 pikë. Gjatë vitit bullgarja fitoi titullin e turneut në fusha balte në Valencia me një fond çmimesh prej 100 mijë dollarësh. E para në botë është polakja Iga Swiatek, e dyta - bjellorusja Aryna Sabalenka dhe e treta - amerikanja Coco Gauff.Zëvendësministri i Rinisë dhe Sportit, docent Stojan Andonov, hapi Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike për Vajza në Sofje. Më shumë se 370 gjimnaste nga mbi 70 shtete po garojnë deri më 22 qershor për vendet e para në sallën “Arena” në..
Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në fillimin e një eventi sportiv të shumëpritur - Kampionati i tretë Botëror i Gjimnastikës Ritmike për Vajza, i cili do të mbahet nga 18 deri më 22 qershor në Arena Sofia. Programi i eventit është publikuar në faqen e..
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Komiteti Olimpik Evropian do të punojnë dhe do të kontaktojnë vetëm me udhëheqjen e re të Komitetit Olimpik Bullgar, të zgjedhur në Asamblenë e Përgjithshme më 19 mars. Kjo u komentua për mediat nga Vesella Leçeva, e..