Raketat e para të Bullgarisë për burra dhe gra e mbyllin vitin në pozita prestigjioze në renditjen botërore të tenisit.
Grigor Dimitrov, i cili në ndeshjen e tij të fundit luajti në finalen e turneut të tenisit të serisë “Masters” në Paris, zë vendin e 14-të me 2570 pikë. Renditja e ATP-së kryesohet nga serbi Novak Đoković, i ndjekur nga spanjolli Carlos Alcaraz dhe rusi Daniil Medvedev.
Viktoria Tomova e dërgon vitin sportiv 2023 në vendin e 80-të në renditjen e Shoqatës së Tenisit të Grave (WTA) me 873 pikë. Gjatë vitit bullgarja fitoi titullin e turneut në fusha balte në Valencia me një fond çmimesh prej 100 mijë dollarësh. E para në botë është polakja Iga Swiatek, e dyta - bjellorusja Aryna Sabalenka dhe e treta - amerikanja Coco Gauff.Nikolla Collov humbi fitoren e tij në Formula 3 në pistën Red Bull Ring në Austri. Kujdestarët teknikë zbuluan të dielën se pllaka e dyshemesë së makinës së tij ishte konsumuar 0.2 milimetra më shumë se sa lejohet dhe fituesi bullgar u skualifikua...
Nikolla Collov për herë të dytë në karrierën e tij arriti “pole position”-in në Formula 3, pasi triumfoi në kualifikimet në pistën “Red Bull Ring” në Austri. Ai do të niset nga vija e parë në garën e së dielës, njofton BNR “Horizont”. Piloti bullgar..
Në qytetin sllovak Šamorin, Petër Micin fitoi medaljen e argjendtë në 200 metra stil i lirë në Kampionatin Evropian të Notit për meshkuj dhe femra nën 23 vjeç. Bullgari përfundoi me rezultat 1:46.48 minuta, duke përmirësuar me 2 të qindtat arritjen..
Nikolla Collov humbi fitoren e tij në Formula 3 në pistën Red Bull Ring në Austri. Kujdestarët teknikë zbuluan të dielën se pllaka e dyshemesë së makinës..