Shumica e botës pret që viti 2024 të jetë i trazuar, jo paqësor. 8 nga 10 qytetarë në të gjitha kontinentet i frikësohen një lufte të mundshme bërthamore, duke e vlerësuar rrezikun e njërës si të moderuar ose të lartë. Në Bullgari, 46% presin që viti i ri të jetë më problematik për sa i përket paqes botërore, 33% - po aq, 9% - më paqësor, 12% nuk kanë asnjë mendim, sipas sondazhit vjetor ndërkombëtar të Asociacionit Botëror "Gallup International", "Në fund të vitit". Sipas 40% të bullgarëve të anketuar, ka një rrezik mesatar të përdorimit të armëve bërthamore, sipas 26%, rreziku është i lartë, sipas 12%, nuk ka rrezik. Pyetjes për mendimin personal, nëse viti 2024 do të jetë më i mirë, më i keq apo i njëjtë me vitin 2023, 38% janë pesimistë, 31% neutral, 18% optimistë, 13% nuk kanë përgjigje. Në aspektin ekonomik, 49% e bullgarëve presin vështirësi, sipas 29% viti do të jetë i njëjtë, 10% kanë shpresa për prosperitet, 12% nuk kanë mendim, tregon anketa globale.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..