Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shikoni cilat janë shtëpitë më të mira malore bullgare për vitin 2023

8
Shtëpia malore „Mazallat“
Foto: Facebook /Shtëpia malore Mazallat

Mbi 25 mijë bullgarë votuan në konkursin “Shtëpia malore e vitit – 2023”, i cili përfundoi pak ditë më parë. 70 shtëpi malore dhe strehimore, të vendosura në disa nga cepat më të bukur të maleve bullgare, konkurruan për çmimin prestigjioz. Ideja e organizatorëve të Revistës "360" ishte të popullarizojnë turizmin malor në vendin tonë, i cili përjeton një bum të vërtetë vitet e fundit.

Shtëpitë malore në Bullgari nuk mund të vihen nën një emërues të përbashkët, pasi ato janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra - jo vetëm në aspektin e vendndodhjes dhe aksesit, por edhe në aspektin e rekreacionit dhe shërbimit, thotë Polina Dimitrova - një ish menaxhuese e shtëpisë malore dhe pjesë e ekipit të iniciativës. Prandaj u mbajt konkursi “Shtëpia malore e vitit – 2023”në 8 kategori.

Shtëpia malore „Ambarica“

“Fitues në kategorinë për një shtëpi malore pa akses me makinë dhe teleferik është “Mazallat”, e cila është mjaft e njohur mes alpinistëve dhe turistëve. Ajo ndodhet në malin Stara Pllanina dhe ofron kushte shumë të mira akomodimi. Një kategori shumë e veçantë ishte "Rinisja më e mirë e shtëpisë malore", e cila shpërblehet për restaurimin e një shtëpize të braktisur. Çmimi shkoi për shtëpizën “Bellmeken” në Rilla. Pronari i saj i ri po bën përpjekje serioze për ta rinovuar dhe për të mirëpritur turistët edhe gjatë muajve të dimrit. Në kategorinë për praktikat më të qëndrueshme ekologjike, u nominuan shtëpizat që bëjnë përpjekje serioze për mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e burimeve natyrore. Në shumë vende, për shkak të mungesës së energjisë elektrike, për ngrohje gjatë dimrit përdoren drutë e zjarrit. Në këtë kategori u shpërblye shtëpia malore “Ambarica” në malin Stara Pllanina”, tha Polina Dimitrova.

Shtëpia malore „Bellasica“

Çmimi për shtëpinë më të mirë malore të aksesueshme me makinë ose teleferik shkoi për "Partizanska pesen", e cila gjithashtu ngrihet në malin Stara Pllanina, dhe "Bellasica" u dallua si më e pastra në malin me të njëjtin emër. Dhe për shkak se çdo turist, pas një ecjeje të gjatë në ajër të pastër, ëndërron të arrijë në një vend ku mund të mbajë veten me diçka të ngrohtë dhe të shijshme, ja dhe shtëpia malore me kuzhinën më të mirë:

Shtëpia malore „Momçill Junak“

"Kishte shumë nominime interesante - thotë Polina Dimitrova. - Por vendin e parë e fitoi shtëpinë  "Momçill Junak" në malin Rodopa. Ajo që është e pazakontë këtu është se menaxhues janë një familje e re, dhe burri është me origjinë argjentinase. Ata ofrojnë një kuzhinë interesante dhe të ndryshme që mbulon jo vetëm gatimet tradicionale bullgare, por edhe disa gjella më ekzotike. Por specialiteti është patatniku i Rodopeve, i cili vlerësohet shumë nga turistët.”

Shtëpia malore „Partizanska pesen“

Gjithnjë e më shumë të rinj po bëjnë udhëtime në male dhe rizbulojnë natyrën e bukur bullgare, beson Polina Dimitrova.

“U rilind si një lëvizje pas viteve të vështira të pandemisë Covid. Ndoshta atëherë njerëzit e kuptuan se duhej të kalonin më shumë kohë në natyrë për të qenë më të shëndetshëm. Ndërsa isha menaxhuese e një shtëpie malore, takova shumë të rinj nga Bullgaria dhe nga jashtë. Të huajt tregojnë interes të madh për malet tona. Ata mbërrijnë shumë mirë të informuar, por gjithashtu mbështeten në menaxhuesin për t'i udhëhequr dhe për t'u treguar shtigjet më të mira dhe më të sigurta."

Strehimorja „Spano Pole“

Në konkursin “Shtëpia malore e vitit – 2023” u shpërblyen edhe dy strehimore - "Spano Pole"  në Pirin, duke ofruar kasolle komode dhe streha komode "Velijca"  pranë majës me të njëjtin emër në Rodopet.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook /Shtëpia malore Mazallat, ambaritsa.hiji.eu, Facebook / Shtëpia malore „Momçill Junak“, gowhere.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në ekspozitat ndërkombëtare, Heraklea Sintika prezantohet përmes syzeve 3D

Heraklea Sintika është ndër vendet më tërheqëse turistike të paraqitura në ekspozitat turistike ndërkombëtare në Vjenë dhe Shtutgart, tha për BTA Katja Stojanova, drejtuese e projektit "Restaurimi, Konservimi dhe Socializimi i Heraklea Sintika". Në dy..

rinovuar më 25-01-27 11.52.PD

Bullgaria me një prani të zgjeruar në Ekspozitën Turistike CMT Stutgart 2025

Bullgaria merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit CMT Shtutgart. Forumi zhvillohet nga data 18 deri më 26 janar 2025 dhe theksat kryesore janë kampingu dhe fushues, motoçikletat, çiklizmi, golfi, SPA, kroçerat dhe të tjera, njofton..

botuar më 25-01-25 6.10.PD

“Muzeu i feve” në Stara Zagora u nderua me një çmim ndërkombëtar

Në ekspozitën më të madhe turistike për klientët fundorë në Evropë - CMT Stuttgart, Kompleksi Arkitektonik "Muzeu i Feve" në qytetin Stara Zagora fitoi një nga tri çmimet kryesore në Konkursin Ndërkombëtar CT AWARD, njoftoi BTA. Çmimi është në..

botuar më 25-01-23 9.41.PD