Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarja Allbena Danaillova – koncert-mjeshtre e dytë në koncertin e Vitit të Ri të Filarmonisë së Vjenës

Allbena Danaillova
Foto: nytimes.com

Violinistja bullgare Allbena Danaillova është asistentja e parë e koncert-mjeshtrit Rainer Honeck në koncertin e Vitit të Ri të Filarmonisë së Vjenës më 1 janar 2024. Dirigjenti do të jetë Kristian Tileman.

Kristian Tileman

Para se të fitonte famë, Allbena Danaillova luajti në Orkestrën e Operës së Bavarisë në Mënik, duke u ngjitur gradualisht nga violina e dytë në violinën e parë dhe më pas në koncert-mjeshtre. Që nga viti 2008 është pjesë e stafit të Filarmonisë së Vjenës ndërsa nga viti 2011 është një nga katër koncert-mjeshtërit e përhershëm. Rezulton se për herë të parë në historinë afro 180-vjeçare të orkestrës, ky post i jepet një gruaje. Jo rastësisht Allbena quhet “zonja e parë” e Filarmonisë së Vjenës.

Në një intervistë për Radio Bullgarinë pak kohë më parë, ajo foli për rrugën e saj të vështirë drejt suksesit. Sipas saj, hyrja më e ngadaltë e grave në orkestrën legjendare është për faktin se vjenezët i përmbahen rreptësishtë traditës. “Gjërat ndryshojnë më ngadalë atje disi. Vetë austriakët pëlqejnë të bëjnë shaka me këtë dhe thonë: “Nëse bota mbaron – ejani tek ne, se ndoshta do të vonojmë me nja tridhjetë vjet” – shpjegon Allbena.

Më shumë detaje për jetën dhe karrierën e një prej koncert-mjeshtërve të Filarmonisë së Vjenës - Allbena Danaillova, e cila do të jetë dora e djathtë e Rainer Honeck në spektaklin e Vitit të Ri të një prej orkestrave filarmonike më të njohura në botë, do të mësoni nga botimi "Allbena Danaillova: Ëndërroj për një botë pa kufizime dhe më shumë muzikë”  nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Lexoni më shumë:


Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: nytimes.com, wienerphilharmoniker.at




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"E gjalle"

Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re kozmosit të tij muzikor. Më 19 shtator, në Sofje, muzikantët do të prezantojnë me një koncert..

botuar më 24-09-18 6.10.PD
Bogdana Karadoçeva

Në Ditën e Sofjes – me dashuri ndaj saj

Më 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare kremton dëshmoret e shenjta Sofia, Vjara, Nadezhda dhe Ljubov . Në këtë ditë shënojmë edhe festën e kryeqytetit tonë Sofje – një qytet i lashtë me histori mijëvjeçare. Kryeqyteti i Bullgarisë - Sofja..

botuar më 24-09-17 6.10.PD

Ditën e parë të shkollës po kërkojmë "Ku mbeti fëmijëria"

Sot vera hyn në dhomat e klasës, bashkë me buzëqeshjen e fëmijëve... Dita e parë e shkollës është gjithmonë një shkak emocioni - si për më të vegjlit që shkelin pragun e shkollës për herë të parë, ashtu edhe për të rriturit që me mall kujtojnë ato..

botuar më 24-09-16 8.10.PD