Gëzuar Vitin 2024, të dashur miq të Radio Bullgarisë!
Qoftë bujare me shëndet, paqe dhe lajme të mira për botën ku jetojmë!
Dhe ne premtojmë të vazhdojmë t'ju informojmë për ngjarjet aktuale në Bullgari. Ne do të pikturojmë tablonë e jetës në vendin tonë të bukur, duke treguar për traditat dhe zakonet shumëngjyrëshe, për trashëgiminë unike muzikore dhe horizontet e reja para krijuesve të rinj bullgarë. Do t'ju takojmë me personalitete që kontribuojnë në zhvillimin e vendit në drejtime të ndryshme, por edhe me ata që lavdërojnë sportin, kulturën dhe shkencën bullgare në mbarë botën. Dhe e gjithë kjo në bullgarisht dhe 10 gjuhë të tjera - anglisht, rusisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, greqisht, turqisht, serbisht, shqip dhe rumanisht.
Auditori i Radio Bullgarisë është e shpërndarë në të gjithë globin dhe në vitin 2023 botimet tona arritën afro 5 milionë njerëz. Disa prej tyre janë gjithashtu dëgjues të rregullt të programeve tona "Bullgaria Sot", të disponueshme në faqen e internetit të Radio Bullgarisë çdo ditë jave.
Dëgjoni Radio Bullgarinë, lexoni Radio Bullgarinë në 11 gjuhë edhe në Vitin e Ri 2024!
Ekipi i Radio Bullgarisë
Sivjet E Premtja e Madhe në të cilën përkujtohen vuajtjet shëlbuese të Krishtit bie më 18 prill. Për këtë ditë të zezë për të krishterët, në të cilin Krishti i Kryqëzuar pranoi vdekjen dhe dha frymën e tij të fundit për të çliruar të gjithë..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas do t’ju njohim me Dr. Miranda Bello, lektore e gjuhës shqipe në Tiranë e cila prezanton monografine e saj. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni një këngë nga Margarita..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Sot është e Mërkura e Madhe e Javës së Madhe – ditët e vuajtjeve të Krishtit. Në vazhdim të programit, do t'ju flasim për të Mërkurën e Madhe, kur kujtojmë rëndësinë e përulësisë dhe..
Sivjet E Premtja e Madhe në të cilën përkujtohen vuajtjet shëlbuese të Krishtit bie më 18 prill. Për këtë ditë të zezë për të krishterët, në të..