Në fjalimin e tij të Vitit të Ri drejtuar popullit bullgar, Presidenti Rumen Radev uroi që Viti i Ri të jetë i qetë dhe më i begatë se ai i kaluari, i cili, sipas tij, ishte i ndarë mes kreativitetit dhe shqetësimit se shigjetat e historisë po kthehen mbrapa. “Një vit i intensifikimit të konflikteve ushtarake, zhvlerësimit të jetës njerëzore, i krizave dhe pasigurisë ekonomike që preku çdo shtëpi bullgare, i një kolapsi të paprecedentë të besimit ndaj shtetit”, shtoi kreu i shtetit.
“Zhvillimi i Bullgarisë është i pamundur në një atmosferë përçarjeje dhe lufte me simbolet kombëtare dhe kujtesën historike”, deklaroi Rumen Radev. Ai vuri në dukje se ne kemi nevojë për unitet dhe udhëheqje "e cila ta forcojë shtetin, sovranitetin dhe ligjshmërinë, ta ruajë paqen dhe ta garantojë sigurinë e çdo qytetari bullgar, ta ngritë arsimin, shkencën dhe kulturën në një prioritet të vërtetë, duke menduar për të nesërmen, për të ardhmen tonë evropiane, për modernizimin dhe rritjen e përshpejtuar të ekonomisë dhe të të ardhurave”.
Presidenti theksoi se bullgarët në mbarë botën janë të lidhur me “fijen e padukshme të shpirtit bullgar, festat dhe traditat tona kombëtare, flamurin kombëtar, simbol i unitetit dhe sovranitetit tonë, dhe me shpresën për një Bullgari të begatë dhe të denjë”.
Në përfundim, kreu i shtetit uroi që edhe nën shkëlqimin e fishekzjarrëve festivë, të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që fëmijët tanë të gjejnë lumturinë në atdheun, i cili t'u garantojë të drejtat dhe t'u hapë mundësi të zhvillojnë talentin e tyre.Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..
Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..
Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e Agjencisë Ekzekutive të Administratës së Transportit (IAAA), pas rastit të fundit, ndoshta më të..
Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters..
Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e..