Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkatdhetarët nga Rumania dhe Bullgaria festojnë 176 vjetorin e lindjes së Hristo Botevit

Foto: arkiv

Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Bukuresht të Rumanisë organizoi një përkujtim solemn me rastin e 176-vjetorit të lindjes së poetit, rilindësit dhe revolucionarit Hristo Botev. Në ngjarje janë të ftuar të gjithë qytetarët dhe mysafirët e Bukureshtit. Shumë bullgarë nga vendi ynë kanë deklaruar pjesëmarrjen e tyre në aktivitet. Ndër ta janë edhe përfaqësuesit e vatrës kulturore "Hristo Botev" në qytetin Ruse. Festimi do të bëhet para bustit-monument të Botevit në parkun “Regele Mihai I” (“Herăstrău”) – mësojmë nga një publikim i përfaqësisë sonë diplomatike në rrjetet sociale.

Bukureshti zë një vend të rëndësishëm në rrugën e jetës së poetit Hristo Botev, i cili u bë hero kombëtar për guximin, me të cilin nxiti shpirtin bullgar dhe ia hapi rrugën idesë së lirisë. Revolucionar, poet, gazetar, botues, gjatë jetës së tij të shkurtër Hristo Botev arriti të krijojë vetëm rreth 20 poezi, të cilat edhe sot e kësaj dite konsiderohen si kulmi i letërsisë bullgare.

Hristo Botev lindi në ditën e Epifanisë, më 6 janar, në vitin 1848 në qytetin Kallofer(Bullgaria Jugore), në familjen e mësuesit Botjo Petkov dhe gruas së tij Ivanka Boteva. Prej këtu, revolucionari u largua nga Atdheu për të luftuar për çlirimin e tij.

Ai emigroi në Vllahi. Ka punuar si punëtor shtypi në gazetën “Dunavska Zora”. Ka udhëtuar në qytete të ndryshme. Në vitin 1872, ai jetoi përkohësisht pranë Bukureshtit së bashku me frymëzuesin tjetër të lirisë, Vasill Levski. Redaktoi dhe botoi organin e ri të lëvizjes nacionalçlirimtare, gazetën “Zname”. Në mbështetje të Kryengritjes së Prillit më 1876, Botevi organizoi një çetë dhe u bë vojvoda e saj. Ai sundoi anijen “Radecki” dhe së bashku me çetnikët zbarkuan në bregun bullgar të Danubit. Vdiq për lirinë e Bullgarisë në majën Okollçica të malit Stara Pllanina më 1 qershor 1876.

Sipas traditës në datën e lindjes së tij – 6 janar, festimet nisin në oborrin e Muzeut Kombëtar “Hristo Botev” në vendlindjen e tij në Kallofer.Festimet mbahen në të gjithë Bullgarinë, si dhe në mesin e bullgarëve jashtë vendit, të cilët nderojnë heroin, duke emëruar shkollat ​​e së dielës me emrin e tij dhe duke ngritur basorelieve me imazhin e tij në mbarë botën.

Lexoni më tepër:

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mediat bullgare nga 25 vende mblidhen në Sofje më 24 maj

Prej dy dekadash, mediat bullgare jashtë vendit mblidhen në një takim vjetor të organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Ngjarja njihet si Takimi Botëror i Mediave Bullgare dhe këtë vit edicioni i saj i 20-të hapet më 24 maj në Klubin..

botuar më 25-05-23 4.49.MD

Ekspozita etnografike "Trashëgimia e përmbytur" ngre çështje serioze në lidhje me mjedisin

Në fillim të viteve '60 të shekullit të kaluar u pranua se gjendja e rezervave ujore në vendin tonë ishte e pamjaftueshme për nevojat e bujqësisë, prandaj filloi ndërtimi i gjerë i digave në mbarë vendin. Kështu, në periudhën 1950 – 1985 u ndërtuan 216..

botuar më 25-05-23 7.30.PD

Primorsko po bëhet kryeqyteti i lundrimit me vela dhe i kulturës

Primorsko është kryeqyteti i ri detar i sportit dhe kulturës, njoftoi bashkia. Sot, 23 maj, në qytetin bregdetar të Detit të Zi do të jepet fillimi zyrtar i Kupës Evropiane të Lundrimit me Vela në klasat olimpike ILCA 6 dhe 7. Gara, në të cilën do të..

botuar më 25-05-23 6.15.PD