Dashamirët e sporteve dimërore nga sot do të mund të bëjnë ski natën në kompleksin turistik “Borovec” në malin Rilla. Në dispozicion të tyre do të jenë dhjetë pista të ndriçuara sipas niveleve të ndryshme të vështirësisë – jeshile, e kuqe, e zezë, një zonë për rrëshqitje me sajë me një gjatësi totale mbi 6 km, teleferiqe. Ambientet do të jenë të disponueshme të enjten, të premten dhe të shtunën nga ora 18.30 deri në orën 22.00 deri në mes të shkurtit.
Për momentin në resort ka turistë nga vendet e Ballkanit, Serbia, Maqedonia e Veriut, Rumania, si dhe nga Britania e Madhe, njoftoi menaxherja e marketingut Maria Shejnova.Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..