Dashamirët e sporteve dimërore nga sot do të mund të bëjnë ski natën në kompleksin turistik “Borovec” në malin Rilla. Në dispozicion të tyre do të jenë dhjetë pista të ndriçuara sipas niveleve të ndryshme të vështirësisë – jeshile, e kuqe, e zezë, një zonë për rrëshqitje me sajë me një gjatësi totale mbi 6 km, teleferiqe. Ambientet do të jenë të disponueshme të enjten, të premten dhe të shtunën nga ora 18.30 deri në orën 22.00 deri në mes të shkurtit.
Për momentin në resort ka turistë nga vendet e Ballkanit, Serbia, Maqedonia e Veriut, Rumania, si dhe nga Britania e Madhe, njoftoi menaxherja e marketingut Maria Shejnova.Ruse tani mund të mburret me urën më të gjatë prej druri të ndërtuar për këmbësorët në Bullgari. Objekti është hapur në fund të vitit 2024 në Parkun Pyjor të Lipnikut. Ura me gjatësi totale 28 m është e pajisur me parmakë xhami dhe 7 dritare prej xhami..
Flamingoja rozë konsiderohej një specie ekzotike për Bullgarinë, por prej disa vitesh koloni të tëra kanë zgjedhur liqenet përreth Burgasit si vendbanimet e tyre. Aktualisht, më shumë se 450 gjallesa banojnë në zonat e lagështa të Burgasit. Shpendët..
Për herë të 16-të, më 1 janar, kalaja "Carevec" në Veliko Tërnovo (Bullgaria Veriore) priti turistin e parë. Ky është i vetmi rezervat arkitekturor-muzeor në vend që punon gjatë gjithë vitit dhe është muzeu më i vizituar në të hapur në vend. Turisti..