Edicioni i dytë i projektit "Akademia për Punëtorët Rinor 2.0" zgjeroi fushën e iniciativës duke u fokusuar në zhvillimin e organizatave rinore në Poloni, Bullgari, Greqi dhe Maqedoni. Akademia është e bashkëfinancuar nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian dhe trajnimi është i ndarë në tetë module tematike. Këto përfshijnë angazhimin e qytetarëve, komunikimin efektiv, marketingun inovativ, përdorimin e mediave sociale, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, strategjitë e mbledhjes së fondeve etj.
Duke nënvizuar angazhimin e saj për zhvillimin e vazhdueshëm të nismave rinore në rajon, Akademia për Punëtorët Rinor 2.0 krijon një rrjet ngjarjesh argëtuese dhe edukative që u dedikohen të rinjve. Në konferencën e tij përfundimtare në dhjetor 2023 në Poloni, projekti prezantoi me sukses rezultatet e punës së tij dhe vazhdon të frymëzojë liderët e të rinjve për të marrë pjesë aktive në shoqëri. Mjetet për qëndrueshmërinë e organizatave rinore të zhvilluara gjatë disa viteve janë të disponueshme për përdorim falas në faqen e internetit të kësaj nisme.
Fotot janë siguruar nga "Asociacioni për zhvillimin e sportit bullgar"
Përgatiti në shqip dhe pubikoi: Kostandina BelloPak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..
Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga Marrëveshja e Parisit si çelësi nëse njerëzimi do të përmbushë qëllimin e tij afatgjatë për të kufizuar..
"Më 13 shkurt të këtij viti, konsumatorët bullgarë nuk duhet të blejnë produkte në asnjë dyqan ushqimor, në asnjë zinxhir ndërkombëtar, në asnjë supermarket! Më 13 shkurt, dyqanet ushqimore duhet të mbeten bosh dhe të mos ketë asnjë blerës në to!" – për..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..