Pavarësisht çmimit të lartë dhe numrit të pamjaftueshëm të stacioneve të karikimit dhe infrastrukturës përkatëse, makinat elektrike po gëzojnë një interes në rritje në Bullgari, thekson faqja e internetit Investor BG.
Sipas një referimi të botimit elektronik, në vitin e kaluar 2023 në vendin tonë janë regjistruar 2522 makina të reja elektrike, që përfaqëson 5.9% të tregut total të makinave të reja në vend. Për krahasim, në vitin 2022 makinat elektrike të regjistruara ishin 1176, duke përbërë 3.5% të totalit të tregut.
Vitin e kaluar numrit të automjeteve të reja elektrike i janë shtuar 3041 të përdorura, çka konfirmon kategorikisht kërkesën në rritje për makina elektrike. Krahas kostos së ulët të lëvizjes, një faktor i rëndësishëm për blerësit e kësaj lloj makine është parkimi falas në mjedisin urban, pavarësisht nga limitet e paguara për orë për qëndrimin në zonat Blu dhe Jeshile.
Foto: EVN BullgariPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..