Bashkia e Momçillgradit publikoi pamje unike që shkaktuan interes të madh në rrjetet sociale. Videoja e xhiruar nga një dron paraqet një pamje nga lart e kështjellës misterioze mesjetare të Asara, që ndodhet në zonën e fshatit Ralica në malin е Rodopeve.
Mbetjet e kalasë datojnë nga shekulli XI-XII. Ata ngrihen mbi një vend të shenjtë shkëmbor parahistorik me një varr. Një altar trapezoid është gdhendur në territorin e kalasë. Ende mund të shihen rrënojat e dy kullave të mëdha, të cilat dikur janë lidhur njëra tjetrën me një kalim të prerë në shkëmbinj. Në njërën kullë ka gjurmë të dhomave të banimit dhe të një kishe. Arkeologët kanë zbuluar gjithashtu medaljone prej kockash, të cilat kanë qenë elemente të një ikone të zbukuruar me ar.
Shihni videon:
Nga maja, ku janë shpërndarë mbetjet e kështjellës së dikurshme, zbulohet një pamje e mrekullueshme e Rodopeve Lindore dhe majës së tyre më të lartë "Kodra e Pjerrët" me një lartësi prej 960 m.
Ujëvara Bojallëk ndodhet pranë kalasë Asara. Lartësia e saj është rreth 25 metra. Në kanionin që formohet pas ujëvarës vërehen shkëmbinj jashtëzakonisht interesantë.
Kalaja Asar në komunën e Momçillgradit nuk është e vetmja kala në Bullgari që e mban këtë emër. Fjala "asar" vjen nga emri arabo-turk "hisar", "hisarllëk", ose në përkthim - fortesë, fortifikim, grumbull guri. Prandaj në trojet tona ka shumë kala me këto emra.
Lexoni më shumë:
Autori i videos: Tencho Petkov Photography
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri..
Batak është një emër që çdo bullgar e shqipton me respekt dhe dhimbje, sepse fati i qytetit të vogël malor është shënuar nga një nga ngjarjet më të përgjakshme në kujtesën tonë kombëtare - Masakrat e Batakut. Dhe nuk ka asnjë bashkatdhetar, i cili..
Gati 40 vjet më parë, Komunitetet e Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore u ndanë në disa qytete - Budapest, Mynih, Vjenë, Stokholm, Malmö, Oslo dhe Paris. Pas hyrjes së vendit tonë në Bashkimin Evropian, me zgjerimin e..