Bashkia e Momçillgradit publikoi pamje unike që shkaktuan interes të madh në rrjetet sociale. Videoja e xhiruar nga një dron paraqet një pamje nga lart e kështjellës misterioze mesjetare të Asara, që ndodhet në zonën e fshatit Ralica në malin е Rodopeve.
Mbetjet e kalasë datojnë nga shekulli XI-XII. Ata ngrihen mbi një vend të shenjtë shkëmbor parahistorik me një varr. Një altar trapezoid është gdhendur në territorin e kalasë. Ende mund të shihen rrënojat e dy kullave të mëdha, të cilat dikur janë lidhur njëra tjetrën me një kalim të prerë në shkëmbinj. Në njërën kullë ka gjurmë të dhomave të banimit dhe të një kishe. Arkeologët kanë zbuluar gjithashtu medaljone prej kockash, të cilat kanë qenë elemente të një ikone të zbukuruar me ar.
Shihni videon:
Nga maja, ku janë shpërndarë mbetjet e kështjellës së dikurshme, zbulohet një pamje e mrekullueshme e Rodopeve Lindore dhe majës së tyre më të lartë "Kodra e Pjerrët" me një lartësi prej 960 m.
Ujëvara Bojallëk ndodhet pranë kalasë Asara. Lartësia e saj është rreth 25 metra. Në kanionin që formohet pas ujëvarës vërehen shkëmbinj jashtëzakonisht interesantë.
Kalaja Asar në komunën e Momçillgradit nuk është e vetmja kala në Bullgari që e mban këtë emër. Fjala "asar" vjen nga emri arabo-turk "hisar", "hisarllëk", ose në përkthim - fortesë, fortifikim, grumbull guri. Prandaj në trojet tona ka shumë kala me këto emra.
Lexoni më shumë:
Autori i videos: Tencho Petkov Photography
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Bullgaria vazhdon të jetë i vetmi vend europian që nuk ka memorial për viktimat e regjimeve totalitare. Ky fakt i turpshëm, që shënoi statusin modern të shoqërisë sonë si një ulçerë e pashëruar prej kohësh, u kujtua edhe këtë vit më 1 qershor, kur qindra..
Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mirëpresë mbi 300 dijetarë nga e gjithë bota në konferencën tradicionale ndërkombëtare të Shoqatës Evropiane për Studime Biblike. Forumi do të mbahet nga 15 deri më 18 korrik në Rektoratin e..
Më 29 qershor Kisha jonë kremton festën e Apostujve të Shenjtë të Parë Suprem Pjetri dhe Pali sipas Kalendarit Gregorian, d.m.th. sipas stilit të ri, ndërsa më 12 korrik bie festa e tyre sipas Kalendarit Julian ose stilit të vjetër. Shën Pjetri..
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo..