Nikollaj-Tomas Georgiev fitoi medaljen e artë në një nga garat prestigjioze të shpatës për kadetë, meshkuj dhe femra, Riposta Cup në Bukuresht (Rumani), njoftoi Federata Bullgare e Skermës. Në finale, skermisti ynë mundi Thomas Billod nga Franca me 15:11 dhe fitoi medaljen e artë.
Në garën ekipore të kadetëve, ekipi i parë i Bullgarisë i përbërë nga Maja Antonova, Ralica Gaxheva, Natali Mishineva dhe Viktoria Vitliemova fitoi medaljet e bronzta pasi mposhti Azerbajxhanin me rezultat 45:32 në ndeshjen për medalje bronzi.Ekuipazhi bullgar i jahtit “Ivana dhe Aleks” fitoi Kampionatin Evropian të Lundrimit me Vela në Korsikë, që u zhvillua midis 7 dhe 12 tetorit. Ky është titulli i parë evropian për Bullgarinë dhe një sukses historik për lundrimin kombëtar, raportoi..
Bullgaria humbi 0:4 ndaj kampiones evropiane të futbollit, Spanjës, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në Grupin "E". Mikel Merino shënoi dy gola për fituesit. Atanas Çernev shënoi një autogol 11 minuta para përfundimit të ndeshjes. Në..
Sofja do të presë ndeshjet e ekipit kombëtar bullgar në fazën grupore të Kampionatit Evropian të Volejbollit për Meshkuj 2026, vendosi Bordi Drejtues i Federatës Bullgare të Volejbollit në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme. Ekipi bullgar, i cili..