Bullgaria mbetet prapa vendeve të BE-së për sa i përket përqindjes së të rinjve me arsim të lartë. Heqjet e taksave për studentët me kuota shtetërore po synon rritjen e numrit të studentëve në mes të një krize demografike gjithnjë e më të rëndë. Këtë e tha për Televizionin Kombëtare Bullgar /BNT/ ministri i arsimit, Prof. Galin Cokov.
Ai komentoi ndryshimet në ligjin e arsimit të lartë, tashmë të publikuar për diskutim publik, që heqin taksat për të gjitha specialitetet me kuota shtetërore që nga semestri i dytë i vitit aktual akademik. Vitet e fundit u ul numri i studentëve dhe po zvogëlohet përqindja e të rinjve që kanë përfunduar arsimin e lartë në moshën 30-34 vjeç. Analizat tregojnë se në 4-5 vitet e ardhshme kriza demografike do të ndihet edhe më seriozisht. Heqja e tarifave të shkollimit synon ta bëjë arsimin e lartë më të aksesueshëm në këtë sfond, komentoi Cokov. Sipas ministrit, heqja e tarifave nuk nënkupton automatikisht rënie të cilësisë.Lexoni më tepër:
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..