Bullgaria dhe Turqia po krijojnë një grup ekspertësh "Energjia dhe Klima", puna e të cilit do të drejtohet nga ministritë e punëve të jashtme të të dy vendeve. Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme bullgare Maria Gabriel pas një bisede me ministrin e jashtëm turk Hakan Fidan, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Sofje.
"Bullgaria gjithmonë ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë rrugën evropiane të Turqisë," vuri në dukje Gabriel. “Bullgaria, e cila me pozicionin e saj gjeografik ka një rëndësi të madhe për projektet e transportit dhe energjisë, është një fqinj i besueshëm dhe një aleat i fortë i Turqisë”, theksoi i ftuari i cituar nga BGNES. Fidan theksoi se tregtia midis Bullgarisë dhe Turqisë ka kaluar 7 miliardë dollarë dhe synimi është të kalojë 10 miliardë, transmetoi BTA. Ministri i jashtëm turk theksoi se Turqia pothuajse të gjitha eksportet e saj drejt Evropës i kryen përmes Bullgarisë dhe se nga këtu kalon rruga kryesore për qytetarët turq që jetojnë në Evropë. Fidan gjithashtu theksoi se popullsia etnike turke në Bullgari është shumë e rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve.Tradicionalisht, në prag të festave të Pashkëve, fëmijët nga shkolla "Mbreti Simeoni i Madh", në fshatin Ivanjane, rajoni i Sofjes, u organizuan një pazar bamirësie me suvenire të punuara me dorë, ëmbëlsira dhe vizatime. Ata mblodhën shumën nga 5300..
Të Shtunën e Madhe është dita e fundit e Javës së Madhe që i paraprin Pashkëve. Në këtë ditë të krishterët përkujtojnë varrimin e Jezu Krishtit dhe zbritjen e tij në ferr për të thyer zinxhirët e tij dhe për të rihapur portat e qiellit për..
Gjatë natës vranësira do të jetë e konsiderueshme, me reshje shiu vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit, më shumë në sasi në zonat qendrore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje rreth 9°. Ditën e shtunë..
Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës..
Lideri i "Shpëto Sofjen" Boris Bonev njoftoi në një konferencë se partia politike rajonale po ia heq besimin kryetarit të kryeqytetit Vasill..
Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria ka kërkuar që të rishikohet Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Komisioni do të shqyrtojë kërkesën..