Bullgaria dhe Turqia po krijojnë një grup ekspertësh "Energjia dhe Klima", puna e të cilit do të drejtohet nga ministritë e punëve të jashtme të të dy vendeve. Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme bullgare Maria Gabriel pas një bisede me ministrin e jashtëm turk Hakan Fidan, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Sofje.
"Bullgaria gjithmonë ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë rrugën evropiane të Turqisë," vuri në dukje Gabriel. “Bullgaria, e cila me pozicionin e saj gjeografik ka një rëndësi të madhe për projektet e transportit dhe energjisë, është një fqinj i besueshëm dhe një aleat i fortë i Turqisë”, theksoi i ftuari i cituar nga BGNES. Fidan theksoi se tregtia midis Bullgarisë dhe Turqisë ka kaluar 7 miliardë dollarë dhe synimi është të kalojë 10 miliardë, transmetoi BTA. Ministri i jashtëm turk theksoi se Turqia pothuajse të gjitha eksportet e saj drejt Evropës i kryen përmes Bullgarisë dhe se nga këtu kalon rruga kryesore për qytetarët turq që jetojnë në Evropë. Fidan gjithashtu theksoi se popullsia etnike turke në Bullgari është shumë e rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve.Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..