Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri turk u takua në Sofje me kryeministrin dhe presidentin

Ministri turk Hakan Fidan (majtas) dhe Presidenti bullgar Rumen Radev
Foto: m.president.bg

Kryeministri Nikollaj Denkov u takua me ministrin e jashtëm turk Hakan Fidan, i cili ishte për një vizitë zyrtare në Sofje, njoftoi BTA. Të dy ishin kategorik se bashkëpunimi i shkëlqyer duhet të vazhdojë edhe në fushën e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Veprimet e përbashkëta në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe kontaktet e frytshme ndërmjet institucioneve përgjegjëse të të dy vendeve janë kyçe jo vetëm për Evropën Juglindore, por edhe për të gjithë Evropën.

Kryetari i Kuvendit Rosen Zheljazkov dhe mysafiri turk diskutuan për mundësitë për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit tregtar-ekonomik dhe sektorial midis Bullgarisë dhe Turqisë. Turqia është një nga partnerët kryesorë të huaj ekonomikë dhe tregtarë të Bullgarisë, si dhe një investitor strategjik në Bullgari. Turqia është e rëndësishme për garantimin e sigurisë së furnizimit me energji për vendin dhe BE-në dhe ne e vlerësojmë mbështetjen e saj për sigurinë energjetike përmes diversifikimit të rrugëve, tha Zheljazkov në takimin në parlament.

Zgjerimi i transportit, energjisë dhe lidhjes dixhitale midis Bullgarisë dhe Turqisë do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, stabilitetin dhe sigurinë jo vetëm të dy vendeve, por edhe të gjithë Evropës. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një takim me diplomatin e parë të Turqisë, njoftoi zyra e shtypit e institucionit. Hakan Fidan gjithashtu ka prioritet thellimin e lidhjes mes dy vendeve.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aleksandër Rashev lexon deklaratën e ITN nga tribuna e parlamentit

Kërkojnë raport për integrimin dhe kontrollin e refugjatëve ukrainas

Partia “Ka një popull të tillë” (ITN), pjesë e koalicionit qeverisës, kërkoi me një deklaratë në parlament që qeveria të ndërmarrë masa konkrete për integrimin real të refugjatëve ukrainas në vend. Partia kërkon që policia të përforcojë kontrollin..

botuar më 25-10-01 1.38.MD

Një raport i Departamentit të Shtetit të SHBA analizon ekonominë bullgare

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë do të ulë kostot e transaksioneve me partnerët kryesorë. Investitorët e huaj vazhdojnë të shprehin shqetësime për sundimin e ligjit, thuhet në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit të SHBA për klimën e..

botuar më 25-10-01 9.43.PD

Parashikimi i motit për 1 tetorin 2025

Gjatë natës në vend do të ketë vranësira të shpërndara, në shumë zona të pakta. Do të fryjë erë e dobët nga perëndimi. Temperaturat minimale do të jenë midis 5° dhe 10°, pak më të larta përgjatë bregdetit, ndërsa në Sofje rreth 6°. Të mërkurën..

botuar më 25-09-30 7.35.MD