Për të katërtin vit radhazi, qyteti i Trënit do të presë një festival dimëror të lojërave të maskaradës. Fillimi do të jetë më 3 shkurt nga ora 12:00 deri në orën 14:00 në sheshin qendror të qytetit. Katër grupe survakarësh /survakarët janë djem që shkojnë shtëpi më shtëpi për të uruar me rastin e Vitit të Ri/ nga Zemeni, Trëni dhe fshatrat e rrethit të Pernikut,Çerna Gora dhe Vellkovci,do të marrin pjesë në veprimtari. Numri i përgjithshëm i personave të maskuar do të jetë 210. Organizatorë të festivalit janë Komuna e Trënit dhe qendra kulturore "Gjurga Pinxhurova-1895". Sipas tyre, festa ka për qëllim të paraqesë emocionin e zakoneve dhe traditave më mistike dhe origjinale bullgare, të përcjella brez pas brezi.
Vetëm pak ditë më parë grupi i fëmijëve të survakarëve “Prelichotine” nga fshati Businci i Tërnës hapi paradën e maskaradës së të rinjve “Survakariada”, pjesë e programit të festivalit “Surva” në Pernik.
Vetëm pak ditë më parë grupi i survakarëve për fëmijë "Preliçotine" nga fshati Businci i rajonit të Tërnit hapi paradën e maskaradës për të rinjtë "Survakariada", pjesë e programit të festivalit "Surva" në Pernik.
Lexoni më tepër:
Foto: BTA - arkiv
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaNga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..