Për të katërtin vit radhazi, qyteti i Trënit do të presë një festival dimëror të lojërave të maskaradës. Fillimi do të jetë më 3 shkurt nga ora 12:00 deri në orën 14:00 në sheshin qendror të qytetit. Katër grupe survakarësh /survakarët janë djem që shkojnë shtëpi më shtëpi për të uruar me rastin e Vitit të Ri/ nga Zemeni, Trëni dhe fshatrat e rrethit të Pernikut,Çerna Gora dhe Vellkovci,do të marrin pjesë në veprimtari. Numri i përgjithshëm i personave të maskuar do të jetë 210. Organizatorë të festivalit janë Komuna e Trënit dhe qendra kulturore "Gjurga Pinxhurova-1895". Sipas tyre, festa ka për qëllim të paraqesë emocionin e zakoneve dhe traditave më mistike dhe origjinale bullgare, të përcjella brez pas brezi.
Vetëm pak ditë më parë grupi i fëmijëve të survakarëve “Prelichotine” nga fshati Businci i Tërnës hapi paradën e maskaradës së të rinjve “Survakariada”, pjesë e programit të festivalit “Surva” në Pernik.
Vetëm pak ditë më parë grupi i survakarëve për fëmijë "Preliçotine" nga fshati Businci i rajonit të Tërnit hapi paradën e maskaradës për të rinjtë "Survakariada", pjesë e programit të festivalit "Surva" në Pernik.
Lexoni më tepër:
Foto: BTA - arkiv
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaNjë Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..
Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..
Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..