“Ëndërrimi” – kështu quhet piktura e Zhorzh Papazovit, e cila tashmë është pjesë e koleksionit të qendrës “Georges Pompidou” në Paris. Kjo është piktura e parë e artistit bullgar që gjendet në koleksionin e Muzeut Kombëtar Francez të Artit Modern, transmetoi BTA. Piktura është krijuar në vitin 1925 me bojë vaji dhe rërë, në një kanavacë me përmasa 72,5 x 60 cm.
Shihni se cili është Zhorzh Papazovi:
Talenti unik i Zhorzh Papazovit u vu re një vit më parë, kur drejtori i Muzeut Kombëta rFrancez të Artit Modern, Xavier Rey, mbërriti në Bullgari me ftesë të Institutit Francez, në lidhje me ekspozitën "Zhorzh Papazov - Iluminatori “ në Galerinë Kombëtare.Më pas Radio Bullgaria ju takoi me Xavier Rey - lexoni materialin e Maria Stoeva nga Redaksia e Gjuhës Franceze e Radio Bullgarisë:
Historianët e artit shpresojnë se si pjesë e koleksionit të Muzeut Kombëtar Francez të Artit Modern, piktura e Papazovit do të kontribuojë në ndriçimin e artistit bullgar si një nga përfaqësuesit më të shquar të surrealizmit dhe artit botëror të gjysmës së parë të shekullit të 20-të.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..