Rotacioni do të ndodhë, por jo me çdo kusht, u tha gazetarëve lideri i GERB-it, Bojko Borisov, me rastin e zëvendësimit të kryeministrit Nikollaj Denkov /nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB)/ me ministren e jashtme Maria Gabriel /nga GERB-SDS/ në mars, siç është rënë dakord me PP-DB. Sipas tij, kjo do të bëhet me mandatin e GERB-SDS. “Ka një marrëveshje të nënshkruar dhe ne do t'i përmbahemi asaj”, shtoi Bojko Borisov.
Nga ana e tij, kryeministri Nikollaj Denkov tha se me Maria Gabriel janë pajtuar për ndryshime minimale në kabinet. Ai saktësoi se rotacioni varet nga kjo nëse do të ketë garanci për zbatimin e programit të qeverisjes dhe për vazhdimin e rrugës pro-evropiane të vendit tonë.
Me një shumicë prej 197 votash dhe tetë “abstenime”, deputetët pranuan dorëheqjen si deputet të ish-bashkëkryetarit të “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Kirill Petkov. Ai mori përgjegjësi politike për shkak të skandalit të korrupsionit në Komunën e Sofjes,..
Mjekët pa specializim dhe infermierët duhet të marrin një pagë minimale që arrin 150% të pagës mesatare në vend. Këtë propozim e paraqitën në një tryezë të rrumbullakët në Kuvendin Popullor mjekët protestues nga iniciativa “E ardhmja në Bullgari”,..
Ministri i Punëve të Jashtme i Sulltanatit të Omanit, Said Badr bin Hamad Albusajdi, është duke bërë një vizitë në Bullgari nga 2 deri më 4 korrik 2025, me ftesë të ministrit bullgar të punëve të jashtme, Georg Georgiev. Sipas zyrës së shtypit të..
Bullgaria vlerëson lart përpjekjet e vazhdueshme të Katarit për ndërprerjen e veprimeve ushtarake në Lindjen e Mesme dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të..
Zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov hapi ekspozitën “Nëpër valët e Detit të Zi ndër shekuj” në sallën “Ségur” në selinë qendrore të UNESCO-s në..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 18 deri në 25°C. Në Sofje pritet 19°C. Gjatë ditës do të mbetet me diell dhe shumë nxehtë. Pasdite..