Rotacioni do të ndodhë, por jo me çdo kusht, u tha gazetarëve lideri i GERB-it, Bojko Borisov, me rastin e zëvendësimit të kryeministrit Nikollaj Denkov /nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB)/ me ministren e jashtme Maria Gabriel /nga GERB-SDS/ në mars, siç është rënë dakord me PP-DB. Sipas tij, kjo do të bëhet me mandatin e GERB-SDS. “Ka një marrëveshje të nënshkruar dhe ne do t'i përmbahemi asaj”, shtoi Bojko Borisov.
Nga ana e tij, kryeministri Nikollaj Denkov tha se me Maria Gabriel janë pajtuar për ndryshime minimale në kabinet. Ai saktësoi se rotacioni varet nga kjo nëse do të ketë garanci për zbatimin e programit të qeverisjes dhe për vazhdimin e rrugës pro-evropiane të vendit tonë.
Presioni migrator dhe orvatjet për kalim të paligjshëm nëpër kufirin bullgaro-turk janë në rënie, deklaroi para gazetarëve ministri i punëve të brendshme, Daniell Mitov. Sipas tij, krahasuar me vitin 2023, presioni migrator ka rënë me rreth 70%, gjë që..
Dita para votimit të tretë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov, i paraqitur nga “Vëzrazhdane” dhe i motivuar me “dështimin e qeverisë në politikën fiskale dhe zonën euro”, partia “Veliçie” njoftoi se dorëzuan në zyrën e..
Gjithnjë e më pak bullgarë që jetojnë jashtë vendit i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat e së dielës, ku mësohen gjuha dhe kultura bullgare, njoftoi për korrespondenten e BNR-së, Zdravka Masljankova,– themeluesja e shkollës bullgare “Asen dhe Ilija..
Mjekët pa specializim dhe infermierët duhet të marrin një pagë minimale që arrin 150% të pagës mesatare në vend. Këtë propozim e paraqitën në një tryezë..
Me një shumicë prej 197 votash dhe tetë “abstenime”, deputetët pranuan dorëheqjen si deputet të ish-bashkëkryetarit të “Po e vazhdojmë ndryshimin”,..
Ministri i Punëve të Jashtme i Sulltanatit të Omanit, Said Badr bin Hamad Albusajdi, është duke bërë një vizitë në Bullgari nga 2 deri më 4 korrik 2025,..