Emri i grupit Two Hours Away vjen nga dy orë diferenca midis Sofjes dhe Londrës - qytetet ku miqtë Aleksandër Danev dhe Konstantin Hristov studionin vite më parë. Dëshira e tyre për të krijuar muzikë së bashku u rrit në formimin e një grupi me të cilin të regjistrojnë këngët e tyre prej autori në bullgarisht. Me kalimin e kohës, ata grumbullojnë këngë dhe përvoja që i ndajnë në muzikën e tyre. Ata e përkufizojnë muzikën e tyre stilistikisht si pop-rok me elementë bluz dhe këntri. Gjatë pandemisë Covid, ata prezantuan këngën e tyre debutuese "Nuk kam forcë", e cila arriti pozicione të larta në renditjen e Radios Kombëtare Bullgare Top 20. Pasoi "Çështje kohe" dhe tani është radha e "E qartë unë dhe ti".
Kjo këngë i renditi ata në mesin e gjashtë muzikantëve që fituan një konkurs me një juri, ku bënin pjesë këngëtarë të njohur si Grafa, Mihaella Fileva dhe etj. Kjo u dha atyre mundësinë të regjistrojnë vokalin e këngës me interpretuesin Veselin Canov, ndërsa me Dimitër Kërnev, nga grupi D2, të bëjnë bateritë dhe basin.

Pyetjes nëse mund të thuhet se "E qartë unë dhe ti" shënon një periudhë të re në zhvillimin e grupit, Aleksandër Danev - udhëheqës i formacionit “Two Hours Away” - përgjigjet:
"Shpresojmë, se po. Meqë mesazhi i këngës në vetvete është pozitiv. Kjo këngë është pjesë e programit që ne prezantojmë para publikut. Dhe synimi ynë është që sa më shumë njerëz të vijnë në koncertet tona për të na dëgjuar dhe te ta muzika jonë të ngjallë një ndjenje pozitive dhe të këndshme.”
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR