Biljana Angellova është një poete dhe kompozitore, gjë që e vendos atë në mesin e autorëve të paktë bashkëkohorë që shkruajnë tekste dhe muzikë këngësh për disa prej interpretuesve tanë më të njohur dhe më të dashur. E saja është muzika dhe teksti i këngës "Lart" në interpretim të duetit të këngëtarit Miro dhe artistes Kojna Ruseva, që shënoi fillimin e projektit "Artistë që këndojnë".
Marijana Popova e cilëson këngën e saj “E vërteta” si më të preferuarën në repertorin e saj, madje duke i emërtuar një album dhe turne.
Kombinimi i butë i muzikës dhe i tekstit i sjell krijueses Biljana Angellova një sërë çmimesh. Në vitin 2015, në konkursin "Pranvera" të Radios Kombëtare Bullgare, kënga "Fjalë të palindura" e interpretuar nga Hristina Zhivkova fitoi dy çmime - për debutimin dhe çmimin e publikut. Në konkursin “Melodia e Vitit për Fëmijë 2020”, kënga “Burimi im” u dallua me çmimin e parë. Në vitin 2023 në Konkursin “Sofja Këndon” mori çmim mediatik me këngën “Ji dita ime”, kënduar nga Margarita Hranova. Kjo është një tjetër këngë e shkruar nga Biljana Angellova dhe rikrijuar nga Margarita Hranova.
Ato u takuan në vitin 2016 dhe mes tyre u krijua një miqësi dhe një bashkëpunim të frytshëm. Biljana thotë se zëri i Margarita Hranova e frymëzon me gamën e tij të jashtëzakonshme, dritën në lartësi dhe butësinë në regjistrin e ulët, si dhe me pasurinë e madhe të emocioneve. Këtë e dëgjojmë edhe në këngën “Ëndërr” me muzikë dhe tekst të Biljana Angellova dhe aranzhim të Georgi Cvetkov.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ani Petrova, Facebook / Margarita HranovaPop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..